Të enjten është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’.
Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë “kanosje të dhunës për vrasje ndaj kryeministrit të Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook’’ me përmbajtje inkriminuese si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS’’, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsërit”.
N.S në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit kishte deklaruar se “kush bën keq sikurse Albin Kurti, duhet të vritet”.
Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë.