Avokati i Ridvan Muharremit: Pres që sa më parë prokuroria ta mbyllë këtë rast

"Gjykata e Apelit sot ka sjellur vendim meritor pasi të gjitha provat përjashtojnë përgjegjësitë penale të të pandehurve", ka thënë avokati, Mahmut Halimi në lidhje me "aferën" për rezervat shtetërore

Mahmut Halimi, avokati i biznesmenit, Ridvan Muharremi që u arrestua nën dyshimin për “aferën me rezervat shtetërore” i cili u lirua sot për t’u mbrojtur në liri shpreson që prokuroria ta mbyllë sa më parë këtë rast.

“Unë pres që sa më parë prokuroria ta mbyllë këtë rast”, ka thënë Halimi.

Halimi në emisionin “FIVE” ka theksuar se Gjykata e Apelit sot ka sjellur vendim meritor pasi sipas tij gjitha provat përjashtojnë përgjegjësitë penale të të pandehurve.

“Kanë qenë tre prokurorë të angazhuar, shumë qartë nuk ka asnjë veprim, vepra penale nuk ka dashje. I kemi paraqitur të gjitha shqetësimet, në Gjykatën e Apelit e cila ka sjellur vendim meritor, jep shpresë”, ka vijuar ai.

Sipas tij provat e siguruara për këtë rast, në asnjë segment të vetëm “nuk paraqesin diçka”.

Ndryshe, dy zyrtarët e Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Irfan Lipovica dhe Haviz Gara si dhe biznesmeni, Ridvan Muharremi, janë liruar nga paraburgimi pasi më 18 gusht ishin arrestuar si të dyshuar për dallavere me blerjen e rezervave shtetërore.

Këtë vendim e ka marrë Gjykata e Apelit, pasi që ka pranuar ankesat e mbrojtësve të të arrestuarve.

“Me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të pandehurve I.L., av. Durim Osmani dhe av.Feim Alaj, H. G., av. Bekim Kelani dhe R.M., av.Mahmut Halimi, NDRYSHOHET aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, PPPS.nr.35/2023 i datës 19.08.2023, ashtu që të pandehurve I.L., H.G .dhe R.M., ju ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtit lirohen menjëherë për t’u mbrojtur në liri, sot me datë 31.08.2023.”, thuhet në aktvendimin e Apelit.

Mëngjesin e 18 gushtit, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi, nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Fillimisht, bastisja u krye te banesa e Ridvan Muharremit dhe te një lokal i tij, ku pastaj i njëjti edhe u shoqërua në polici.

Ndërkaq, në polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica.

Arrestimi i tyre kishte ndodhur pasi që mediumi “Nacionale” kishte raportuar se Muharremi ka qenë ndërmjetës në blerjen e vajit dhe miellit për rezervat shtetërore.

 

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika