Avokati Arbër Jashari, ka deklaruar se statusi kërcënues i Faton Klinakut nuk i ka shkaktuar ankth apo frikë kryeministrit Albin Kurti.
Ai në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, tha se vepra penale e cilësuar nga Prokuroria nuk qëndron, sepse sipas tij kusht që të ndodh dhuna është që personi ta pengoj personin zyrtar apo ta kërcënoj se do ta pengoj.
“Nuk kam ardhur të them a është kërcënim apo jo, edhe juristet e kanë mendimin e vet, mund të shohin elemente. Njëra nga elementet kryesore të kanosjes është që ajo të jetë serioze e mundshme. Në politikën tonë ndëshkimore kemi pas raste që janë ndjek penalisht, dhe rastet tjera të ngjashme kur kryeministra të këtij vendi janë kanosur ose ndaj tyre është shprehje jo e përshtatshme në Facebook. Kemi rastin e Hashim Thaçit, një person e kishte kërcënuar, ndaj Ramush Haradinajt.
“A përbën kanosje apo jo mbetet të shihet, edhe pse prokuroria veprimet e Klinkaut i ka cilësuar si dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës, parashihet dënim deri në 10 vjet burgim. Nuk e ka kualifiku si kanosje por si dhunë. Sa i përket kësaj vepre penale mund të them se nuk qëndron. Kusht që të ndodh dhuna është që personi ta pengoj personin zyrtar, apo ta kërcënoj se do ta pengoj… Nuk është mirë që vrasja si term të normalizohet, dhe njerëzve të tillë të flasine dhe në emisione shumë të ndjekura që kanë ndikim”, ka vijuar ai.
Kurse ish – komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, tha se deklaratat e Faton Klinakut nuk ishin kërcënuese.
Sipas tij Klinaku është dashur ta formulojë më mirë fjalinë e tij.
“Edhe si njeri edhe si karakter, sepse e njoh… nuk është tip agresiv nuk është kriminel. Nuk ka të bëjë me kërcënim real, është hipotetike, po të ditne ta formulonte fjalinë si duhet, më mirë do të thoshte “unë nuk do ikja prej Kosovës edhe po të më vriste Albin Kurti”, e ka përsërit, në mungesë të formulimit të duhur. Nuk shoh kërcënim real apo direkt. Është në kontekstin e asaj që e ka thënë është hipotetike”, tha ai.