Abdixhiku: Blerja e librave shkollorë nga prindërit, dështim i Qeverisë

Kryetari i LDK-së, ka kritikuar Qeverinë për ngarkesën mbi prindërit në blerjen e librave shkollorë, ndërsa ka shprehur shqetësim për mungesën e diskutimeve mbi modernizimin e arsimit dhe sfidat e tjera të shoqërisë

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën se si ka trajtuar çështjen e blerjes së librave shkollorë për vitin shkollor të ardhshëm.

Ai ka rrëfyer për një rast të dy prindërve nga Prishtina, Arbërores dhe Muhametit, të cilët siç ka thënë ai po bëjnë përpjekje të mëdha për të siguruar librat e klasës së tretë për fëmijët e tyre.

Kryetari i LDK-së vendimin e Qeverisë për të ngarkuar prindërit me detyrën e blerjes së librave shkollorë e ka konsideruar si një detyrë të panevojshme që shteti duhet të mbulojë.

“Pritje në rend, paqartësi mbi blerjen e librave, bartje nëpër librari të ndryshme e aplikime për rimbursim janë disa nga telashet e panevojshme – tërësisht të panevojshme – të krijuara nga vet qeveria”, ka shkruar ai në rrjetin social, Facebook.

Kryetari i LDK ka thënë se në vend që të kishim bërë biseda për modernizimin e shkollave dhe përmirësimin e sistemit arsimor, sot po merremi me çështje të tilla si blerja e librave shkollorë dhe probleme të cilat sipas tij, janë të panevojshme për prindërit.

Ai ka shprehur keqardhjen për mungesën e digitalizimit në shkolla, për klasa të mëdha, dhe mungesën e lëndëve të reja si kodimi dhe inteligjenca artificiale në kurrikulën shkollore.

“Paaftësia pra kushton. Paranoja dhe më shumë. Por sot, çfarë na kushton më së shumti është koha. Ajo po na rrëshqet para syve. Në vitin 2023, do të duhej të flisnim për digjitalizim të shkollave, për klasë me 20 nxënës, për kodimin si lëndë obligative, për intelegjencën artificiale si subjekt mësimi. Do të duhej të flisnim për fëmijët tanë si forcë moderne që bën të ardhmen tonë”, ka shkruar tutje ai në Facebook.

Në fund të reagimit të tij, Kryetari i LDK ka kritikuar mënyrën se si Qeveria ka menaxhuar këtë çështje dhe sugjeron se ka pasur paranoja dhe dështime që kanë çuar në kostot e tepërta dhe kohën e humbur.

Ai ka deklaruar se është e domosdoshme të përqendrohemi në zhvillimin e arsimit dhe të largohemi nga mendësia e mospunës, ankesës, dhe paranojës që s’lë shtetin e shoqërinë të bëjë përparim.

Në lidhje me këtë, kryetari i LDK ka deklaruar se “e djathta është zgjidhja e Rruga e Re është përgjigjja”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika