Një burrë ka raportuar se është ngacmuar nga një grua në Istog.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gruaja e dyshuar gjendet në arrati.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë pranë veturës së tij, është ngacmuar nga e dyshuara femër kosovare, e cila nuk është takuar dhe gjendet në arrati.”, thuhet në raport.
Rasti po vazhdon në procedurë hetimore.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës.