Von Cramon: Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vonuar të vizave

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian Viola Von Cramon, ka reaguar pas "kërcënimit" të Presidentit të Francës Macron, në lidhje me liberalizimin e vizave. Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vonuar të vizave, dhe se liberalizimi nuk duhet të lidhet me dialogun

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon

Viola Von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, ka reaguar pas “kërcënimit” të Presidentit të Francës Emanuel Macron, në lidhje me liberalizimin e vizave.

Ajo përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Twitter, ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vonuar të vizave, dhe sipas saj liberalizimi nuk duhet të lidhet me dialogun.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave të vonuar. Ne duam të jemi të qartë udhëtimi pa viza nuk është dhe nuk duhet të lidhet me Dialogun me Serbinë. BE duhet të mbajë premtimin e saj duke lejuar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm që nga 1 janari 2024″, ka shkruar Von Cramon.

Emanuel Macron ditë më parë paralajmroi masa nëse Kosova dhe Serbia nuk sillen me përgjëgjsi.

“Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik”, ka thënë Macron.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se Kosova do të tërhiqet nga dialogu nëse merren masa të tilla.

“Kjo do të ishte metoda më efikase për të vrarë një herë e përgjithmonë dialogun. Masat e tilla… janë kundër popullit”, është shprehur Osmani.

Parlamenti Europian muaj më parë pati dhënë lajmin e shumëpritur për qytetarët e Kosovës, ku përmes një njoftimi thuhet se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza pas 1 janarit 2024.

“Pritja ka përfunduar: populli i Kosovës mund të udhëtojë pa viza në BE. Kosovarët do të lejohen të udhëtojnë në BE pa kërkuar vizë, për periudha deri në 90 ditë. Parlamenti ka miratuar marrëveshjen për udhëtimin pa viza që pritet të hyjë në fuqi më së voni deri në vitin 2024″, pati njoftuar Parlamenti Europian.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika