Rasti “Brezovica”: Ish-kryetari i Shtërpcës paguan 50 mijë euro dorëzani për t’u liruar nga burgu

Rasti “Brezovica”: Ish-kryetari i Shtërpcës paguan 50 mijë euro dorëzani për t’u liruar nga burgu

Gjykata Themelore në Pejë ia ka ndërprerë masën e paraburgimit njërit prej 12-të të akuzuarve në rastin e njohur si, “Brezovica”, Bratisllav Nikoliq, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, përmes dorëzanisë.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin avokati i tij, Artan Qerkini, i cili ka thënë se klienti i tij ka paguar shumës prej 50 mijë euro në formë të dorëzanisë.

“Ai është liruar me masën e dorëzanisë, në lartësi prej 50 mijë euro”.

Ndryshe, Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, aksionin “Brezovica” e kishte nisur më 21 dhjetor të vitit 2021. Nga aksioni i parë ishin arrestuar 10 persona. Lidhur me rastin, sihte arrestuar Nikoliq.

Prokuroria Themelore e Ferizajt para më shumë se një viti kishte deklaruar se Nikolliq, kishte përfituar deri në një milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë.

Për këto arrestime, kishte reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili kishte premtuar ndihmë juridike për të arrestuarit.

Shtërpca është njëra prej gjashtë komunave me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër në Kosovë, në krye të saj ishte Nikolliq, nga radhët e Listës Serbe.

Kjo është partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit.

Ai, para se t’i bashkohej Listës Serbe në vitin 2013, ishte kryetar i Shtërpcës nga radhët e Partisë së Pavarur Liberale, e cila në fillim të vitit 2020 shpalli moratorium politik, si pasojë e dominimit total të Listës Serbe.

Përveç Nikoliq, janë arrestuar edhe zyrtarë të tjerë të kësaj komune, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, dhe pronarë të kompanive të ndryshme ndërtimore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika