Avokati Musa: Shqiptarët mbajnë krenari, për një “shuplakë” vjen te vrasja

Skender Musa avokat, ka folur për vrasjet e shumta në vend. Ai ka përmendur disa faktor, që po ndodhin vrasjet, por potencon krenarinë e shqiptarëve, ku sipas tij për një fyerje, ose për një shuplakë, kundërpërgjigjja është vrasja

Skender Musa, avokat

Avokat, Skender Musa, ka folur për vrasjet e shumta që po ndodhin në vend.

I ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Musa ka potencuar krenarinë e shqiptarëve, ku thotë se për një fyerje, kundërpërgjigjja është vrasja.

“Një element është elementi i trashëguar i të drejtës zakonore, ku shqiptarët mbajnë njëfar krenarie, e kjo në vendet tjera nuk ndodh, që për një fyerje ose për një shuplakë kundërpërgjigjja të jetë, vrasja”, ka thënë Musa.

Gjithashtu Musa thotë se element tjetër, se pse po ndodhin kaq shumë vrasje është edhe qasja e lehte në lidhje me armët në Kosovë.

“Është një element se kushdo që dëshiron të ketë armë në Kosovë, e gjenë pa problem. Nuk hetohen dhe nuk gjykohen siç duhet ata të cilët posedojnë ose merren me trafikim të armëve”, është shprehur Musa.

Musa tregon se nga praktika e tij si avokat, vrasjet në Kosovë nuk planifikohen sikurse në vendet e tjera, ai thotë se gjatë një përleshje njëri nxjerr armën dhe e vret kundështarin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika