Ymeri: Nuk ka libra të përkthyera për komunitetin turk e boshnjak

Ymer Ymeri nga SBASHK-u ka treguar se nuk gjenden libra të cilat i duhen komunitetit turk e boshnjak, dhe tregon se neper disa shkolla ka mungese te librave

Ymer Ymeri, SBASHK-u

Ymer Ymeri nga SBASHK-u, ka treguar se për komunitetin turk e boshnjak nuk ka libra të përkthyera.

Ai përmes një lidhje direkte në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, ka thënë se vetëm vitin e kaluar ka pasur mungesë të këtyre librave dhe këtë vit nuk gjenden të tilla libra.

“Vitin e kaluar ka pasur mungesë, por këtë vit libra për komunitetin turk e boshnjak nuk ka edhe pse librat është dashur të jenë të përkthyera”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka treguar edhe një shqetësim tjetër nga tereni, ku thotë se ka mungesë të librave nëpër disa shkolla për paralelet 5-9.

“Diqka shqetësuese te librat për fëmijët e paraleleve 5-9 është ka mungese të librave për shkak se psh. vitin e kaluar në klasën e pestë ka pasur më pak nxënes se këtë vite, dhe prandaj ka mungese të librave. Do të ishte mirë që ministria ti siguronte librat në ato shkolla ku ka mungesë”, është shpehur Ymeri.

Ymeri ka treguar se gjatë vizitave që ka bërë sot, sipas tij një numër simbolik i nxënësve kanë qenë të pajisur me libra, diku rreth dy-tre nxënës në klasë.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika