Joao Felix është përforcimi më i ri i skuadrës spanjolle, Barcelonës. Felix do ti bashkohet Barcelonës me marrëveshje huazimi nga Atletico Madrid.
Këtë e ka bërë të ditur eksperti i transfereve, Fabrizio Romano, ku thotë se Felix do të nënshkruaj sonte kontratën, ku sipas tij edhe testet mjeksore janë të rezervuara për Felix.
“JA KU SHKOJMË! João Félix do t’i bashkohet FC Barcelonës në marrëveshje huazimi nga Atlético Madrid. João, tashmë në Barcelonë për të nënshkruar kontratën më vonë sonte — testet mjekësore gjithashtu rezervuan për Félix. ‘Dua të bashkohem me Barçën, është ëndrra ime që kur isha fëmijë’, më tha João në intervistën ekskluzive më 18 korrik, ka shkruar Romano.