Janë arrestuar dy nga tre vëllezërit, pasi të njëjtit janë përleshur mes vete, në Obiliq.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vëllai i tretë, i mitur, është liruar në procedurë të rregullt.
“Pas një mosmarrëveshje rreth një mjeti të përbashkët janë sulmuar fizikisht tre të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër i mitur është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes.