Një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Sipas këtij të fundit, nga vetaksidenti kishin pësuar lëndime dy persona, me ç’rast, njëri kishte humbur jetën.
“Me datën 02.09.2023 rreth orës 06:10, në autostradën Ibrahim Rugova në km 24 drejtimi i Vërmicës, ka ndodhur një vet aksident me lëndime trupore, ku një automjet Suzuki me targa lokale me vozitës mashkull kosovar, dyshohet se ka humb drejtimin dhe është rrokullisur në rrugë, me ç ‘rast lëndime trupore kane pësuar dy persona, njeri prej të cilëve më vonë ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve, kompania për mirëmbajtjen e rrugës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore’, ka deklaruar Kelani.
Ky i fundit ka deklaruar se Policia e Kosovës vazhdon të përsërisë apelin e saj ndaj qyetarëve për kujdes të shtuar në trafik.