Pritjet për të dalë nga Republika e Kosovës nga pika kufitare e Merdarës po arrin në më shumë se një orë, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Pas përditësimit të të dhënave të kësaj të fundit, bëhet e ditur se në këtë pikë, kolonat po arrijnë në 500 metra.
Ndërkaq, te pika kufitare e Dheut të Bardhë, pritja për të dalë nga Kosova po zgjat një orë, ndërsa kolona është e gjatë 300 metra.
Duhet përmendur se dy pikat kufitare të lartcekura janë të vetmet me kolona dhe pritje të gjata deri tani.