Rama: Po vazhdon me sukses adoptimi i qenve endacakë, 30 të adoptuar në më pak se një javë

Rama ka vlerësuar se procesi i adoptimit të qenve endacakë po rezulton i suksesshëm

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, i ftuar në "Debat Plus"

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në më pak se një javë janë adoptuar 30 qen endacakë.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka vlerësuar se ky proces po rezulton i suksesshëm.

“Po vazhdon me sukses adoptimi i qenve endacakë. Në më pak se një javë janë adoptuar 30 qenë endacak, ndërkohë që janë lajmëruar shumë qytetarë të cilët duan të adoptojnë këto kafshë. Ekipet tashmë janë duke i shqyrtuar kërkesat dhe në kohë të shkurtër do ju kthejnë përgjigjje. Po synojmë që secili qen në kryeqytet  të ketë një pronar. Jemi siguruar që të ofrojmë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit. Jam shumë falënderues që një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptim. Ju lus që të keni kujdes për këto krijesa dhe të tregoni dashuri ndaj tyre.”, ka thënë Rama.

Ky i fundit ka bërë të ditur se qentë e dhënë për adoptim janë të pajisur me mikroçip, gjersa ka theksuar se montorimi do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që t’i subvencionojë me nga 50 euro në muaj personat që strehojnë një qen endacak. Sipas vendimit, një person ka të drejtë t’i strehojë deri në pesë qen.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika