Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zgjodhi që të shtunën të vijë mysafir në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.
Nikoqir për të dhe shoqëruesit e tij ishte fabrika e prodhimit të dyshekëve, Comodita.
Prandaj Shkelqim Devolli e priti dhe e shoqëroi atë për t’ia treguar hapësirat ku punohet dysheku Comodita.
Ai ishte mjaftë i interesuar për të parë punën nga afër e për të dëgjuar se çfarë kapaciteti ka fabrika.
Po ashtu, nuk e përjashtoi mundësinë që një investim i tillë të bëhet edhe në Maqedoninë e Veriut.
“Një kënaqësi të tillë do e kisha sikur kompania Devolli jo shumë larg, perderisa kam një varg dyqanesh të vogla në Maqedoninë e Veriut. Në Shkup kryesisht, ky gjigant po me kaq kapacitete të shtrijë veprimtarinë e vet edhe në Shkup dhe në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Ahmeti.
E udhëtimin e tij në Kosovë ai nuk do ta shfrytëzojë për takime tjera.
Në agjendë, Ahmeti nuk e pati një takim me kryeministrin Albin Kurti, i cili po ashtu nuk e kishte takuar Ahmetin para tri javësh kur vizitoi Maqedoninë e Veriut.
“Vizita është në kompaninë Devolli, domethënë për të parë mundësin dhe pr të parë Shkëlqimin në këtë rast që ne më të gjitha kapacitet jemi seriozisht për t’i krijuar terren dhe hapësirë kompanisë Devolli”, ka thënë Ahmeti.
Së bashku me Ahmetin ishte edhe zëvëndëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe zyrtarë të tjerë.