Taulant Hodaj ka thënë se vendimi mbi aktakuzën ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh, ish-udhëheqëses së sektorit të Ndërtimtarisë, është më se i duhur.
I ftuar në RTV Dukagjini, avokati i Abi Çarshisë, Taulant Hodaj, ka thënë se kishte paralajmëruar deputeten Vrenezi para tri vjetësh, se do të dënohej për veprën të cilën sipas tij, po e kryente me vetëdije të plotë.
“Vendimi i Gjykatës së Prizrenit ka qenë më i argumentuari i mundshëm”, ka thënë Hodaj, gjersa ka shtuar se ky është një ndër rastet e para të zyrtarëve të dënuar në bazë të kodit të ri penal, të hyrë në fuqi më 2019.
Ai ka thënë se ndërtimet kanë qenë në pronë private dhe me leje të dhënë nga pushteti i kaluar.
Jetmira Vrenezi është dënuar me 3 vjet burg dhe 2 mijë euro gjobë për rastin e rrënimit të aneksit të “Abi Çarshisë” me 19 dhe 21 korrik të vitit 2019.