Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh ka bërë të ditur se një i mitur në Podujevë është therur me thikë nga një i mitur tjetër.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.
“Sheshi i qytetit Podujevë 02.09.2023 – 21:40. Viktima mashkull kosovar i mitur ka kërkuar tretman mjekësor në emergjencë, pasi ka pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.