Kampioni aktual në futboll, Ballkani, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se me futbollistin Meriton Korenica i kanë ndarë rrugët.
“Ballkani dhe qyteti i Suharekës, do t’i ruajnë kujtimet më të mira të mundshme për ty, pasi gjithmonë ke dhënë shembullin e duhur, se si me ndershmëri, luftohet për fanellë e për klub. Si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj, ti ishe modeli më i mirë i një sportisti, andaj dera e shtëpisë tonë, do të jetë gjithmonë e hapur për ty”, ka shkruar Ballkani.
Meriton Korenica do ta vazhdojë karrierën në Turqi.
Ai të dielën është prezantuar me fanellën e Manisasporit dhe do ta mbartë fanelën me numër 77.
Nuk është bërë e ditur se për sa vjet ka nënshkruar, por Ballkani do t’i përfitojë 200 mijë euro nga shitja e futbollistit të krahut.
26-vjeçari ishte ndër lojtarët më meritor që Ballkani siguroi dy herë kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndryshe, Meriton Korenica është lojtari i vetëm i ftuar nga Superliga në dy ndeshjet e kombëtarës së Kosovës që do të zhvillohen gjatë muajit shtator.