Rreth 17 mijë të rinj në Kosovë presin nga 5 vite për t’u punësuar

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se mesatarisht rreth 17 mijë të rinjë presin për t'u punësuar rreth 5 vjet dhe mesatarisht punësohen rreth 8 mijë të pa punë kurse në tregun e punës shtohen rreth 25 mijë persona të aftë për punë

Pamje nga Sheshi Qendror i Prishtinës

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka theksuar se brenda një viti, tregut i shtohen rreth 25 mijë persona të aftë për punë.

“Mesatarisht rreth 17 mijë të rinj presin për punë rreth 5 vjet. AKB ka bërë një studim hulumtues për 10 vitet e kaluara rreth tregut të punës në Kosovë, ku mesatarisht punësohen rreth 8 mijë të papunë kurse në tregun e punës shtohen rreth 25 mijë persona të aftë për punë”, ka shkruar AKB-ja në rrjetin social në “Facebook”.

Sipas tyre, Kosova vazhdon të jetë vendi më pagën me të ulët në Ballkan.

“Kosova vazhdon të jetë vendi me pagën më të ulët në Ballkan dhe me natalitetin më të lartë në EU, me këtë trend aktual Kosova rrezikon të mbetet pa të rinjtë dhe pa fuçi punëtore”, ka shkruar AKB-ja.

Sipas Agjensionit të Statistikave të Kosovës, gjatë muajit korrik 2023, të punësuar me pagë primare ishin 367 780 persona, ku krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Korrik 2022, që ishin 359 487), ka rritje për 8 293 persona ose 2.3% të punësuar me pagë primare. Dhe grupmosha me më së shumti të punësuar me pagë primare ishte
25-34.

Grupmosha e punësuar me pagë primare

Ndërsa, në muajin korrik 2023, të punësuar me pagë sekondare ishin 18 324 persona, ku krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Korrik 2022), ka rritje për 2 187 persona ose 13.6% të të punësuarve me pagë sekondare. Bëhet e ditur se grupmosha me më së shumti të punësuar me pagë sekondare ishte 35-44.

Grup-mosha e punesuar me page sekondare

Ndërsa, sipas të dhënave nga ASK-ja, punësimi më i theksuar për muajin korrik ka qenë në këto aktivitete: administrata publike dhe mbrojtje, sigurim i detyrueshëm social (22,3%), tregti me shumicë dhe pakicë (22,1%), dhe prodhim (11,2 %).

Punësimi sipas aktiviteteve dhe gjinisë (%), mosha 15 e më shumë për muajin qershor 2023/ASK

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika