Osmani të hënën viziton Shqipërinë, publikohet agjenda

Presidentja Osmani do të pritet me një ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës së Shqipërisë, derisa lidhur me këtë vizitë është publikuar agjenda e plotë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në inaugurimin e presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën e katër shtatorit pritet të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë.

Osmani pritet të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kreun e legjislativit shqiptar, Lindita Nikolla.

Presidentja Osmani do të pritet me një ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës së Shqipërisë, derisa lidhur me këtë vizitë është publikuar agjenda e plotë.

Në orën 10:00, do të zhvillohet ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, e më pas vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

Pas këtyre takimeve nga ora 11:40 – 12:05 , dy presidentët do të mbajnë konferencë për medie.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit Bajram Begaj mori detyrën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika