Një person rreth moshës 48-vjeçare ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.
Rasti raportohet të ketë ndodhur këtë të diel në Prizren dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi i emergjencës.
Këtë për Portali Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se i dyshuari i cili është rreth moshës 50 vjeç është ende në arrati.
“Në ora 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana të Prizrenit. Dyshohet se një i dyshuar ka shtënë me armë në drejtim të viktimës rreth moshës 48 vjeç. Policia janë nis menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes. I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga policia”, ka thënë ai.