Një sulm është raportuar në Skenderaj mbrëmjen e 3 shtatorit rreth orës 21:40, ku tre persona zyrtarë janë sulmuar fizikisht nga një grup prej shtatë të dyshuar, të cilët janë gjithashtu të identifikuar si qytetarë kosovarë.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, pesë nga të dyshuarit ishin të armatosur me revole.
Pas incidentit, autoritetet lokale dhe ekipet e shërbimit të emergjencës u kanë ofruar trajtim mjekësor për viktimave të sulmit.
“Skenderaj 03.09.2023-21:40, Tre viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga 7 të dyshuar meshkuj kosovarë. Sipas viktimave, pesë (5) nga të dyshuarit ishin të armatosur me revole. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka nisur një hetim të hollësishëm rreth këtij sulmi dhe është në kërkim të të dyshuarve.