Oleksiy Reznikov, gjatë mëngjesit të së hënës, e konfirmoi se po largohet nga posti i ministrit të Mbrojtjes. Ndërsa, gjatë orëve të pasdites të së shtunës, presidenti ukrainas, Voldymyr Zelenksu, bëri të ditur se Reznikohet do të zëvendësohet nga Rrustem Umerov, pasi “Ministria ka nevojë për qasje të reja dhe forma të tjera ndërveprimi me ushtrinë dhe shoqërinë në përgjithësi”.
Por, kush është Umerov, për të cilin, Zelensky gjatë një paraqitje para popullit tha se nuk ka nevojë për ndonjë prezantim shtesë.
I have submitted my letter of resignation to Ruslan Stefanchuk @r_stefanchuk, Chairman of the Parliament of Ukraine @verkhovna_rada
It was an honor to serve the Ukrainian people and work for the #UAarmy for the last 22 months, the toughest period of Ukraine’s modern history.
🇺🇦 pic.twitter.com/x4rXXcrr7i— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) September 4, 2023
“Këtë javë Kuvendit do t’i ofrohet një vendim personeli. Unë dua ta përshkruaj tani. Kam vendosur të zëvendësoj ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës. Oleksiy Reznikov ka kaluar më shumë se 550 ditë lufte në shkallë të gjerë. Unë besoj se Ministria ka nevojë për qasje të reja dhe forma të tjera ndërveprimi me ushtrinë dhe shoqërinë në përgjithësi. Tani Rustem Umerov duhet të udhëheqë Ministrinë. Verkhovna Rada e Ukrainës e njeh mirë këtë person dhe z. Umerov nuk ka nevojë për ndonjë prezantim shtesë. Pres që Kuvendi ta mbështesë këtë kandidat”, kishte thënë të dielën presidenti ukrainas.
Shkarkimi i Reznikov vjen pasi Ukraina po zhvillon një kundërofensivë të ngadaltë dhe të përgjakshme pasi siguroi armë më të avancuara nga aleatët perëndimorë.
Kush është Rrustem Umerov, myslimani që Zelensky e bëri ministër të Mbrojtjes
Umerov lindi në Uzbekistanin Sovjetik, vendi ku familja e tij u internua nën Stalinin dhe u kthye në Krime në Ukrainë si fëmijë kur tatarët u lejuan të ktheheshin në vitet 1980 dhe 1990.
Muslimani 41-vjeçar filloi në biznesin e telekomit në vitin 2004 dhe u zgjodh në parlament në vitin 2019, shkruan “The Guardian“.
Atje, ai shërbeu si bashkëkryetar i Platformës së Krimesë, një përpjekje diplomatike ndërkombëtare që synon të kthejë aneksimin e gadishullit nga Rusia në vitin 2014.
Ai ka punuar për vite si këshilltar i liderit historik të tatarëve të Krimesë, Mustafa Dzhemilev.
Rusia mori kontrollin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe shtyu një referendum mbi aneksimin që u dënua si i paligjshëm nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë.
Komuniteti tatar, i cili përbënte 12-15% të dy milionë banorëve të Krimesë, bojkotoi kryesisht votimin.
Moska më pas e ndaloi Mejlisin – asamblenë tradicionale të pakicës myslimane tatar – duke e shpallur atë një organizatë ekstremiste dhe që atëherë ka burgosur anëtarë të komunitetit, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.
“Propagandistët rusë shpikën narrativen e ndarjes së kombit ukrainas në etni për të justifikuar veprimet e tyre ushtarake në territorin e vendit tonë,” i tha Umerov faqes jordaneze të lajmeve AmmanNet, në një intervistë vitin e kaluar. “Ne nuk ndiejmë asnjë shovinizëm apo islamofobi [në Ukrainë] në lidhje me përkatësinë tonë etnike apo fenë.”
Si pas aneksimit, ashtu edhe pas fillimit të pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, Umerov ka marrë pjesë në bisedimet e prapaskenave me zyrtarët rusë, duke përfshirë negociatat për shkëmbimin e të burgosurve të profilit të lartë dhe evakuimin e civilëve.
Ai ishte pjesë e delegacionit të Ukrainës në negociatat me Rusinë në javët e para të luftës dhe mori pjesë në bisedimet për krijimin e një korridori eksporti për grurin ukrainas përmes Detit të Zi.
Rusia që atëherë është tërhequr nga marrëveshja e grurit , duke akuzuar Ukrainën dhe aleatët e saj për dështimin për të mbështetur një pjesë të marrëveshjes për të lehtësuar eksportet ruse.
Në shtator të vitit të kaluar, ai u emërua kreu i Fondit të Pronës Shtetërore – një rol veçanërisht i vështirë në Ukrainë, ku procesi i privatizimit është rrënuar nga korrupsioni.