Haki Abazi, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka reaguar në lidhje me dështimin e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, të thirrur nga opozita për të diskutuar në lidhje me tekstet shkollore.
Ai ka akuzuar kryeministrin Kurti, duke thënë se nuk i ka lejuar deputetët e opozitës të vijnë në debat.
“Kurti që dikur e digjte Kosovën me kauza e për kauza që sot dolën të jenë të rrejshme, sot nuk lejon deputetët e shumicës të vijnë në debat. Në formën e njëjtë sikur bën për të mos u ballafaquar me faktin për poshtërimin e parlamentit, deputetëve, veteranëve, duke u koordinuar me Radojçicin dhe Listën Serbe”, ka shkruar Abazi.
Opozita javën e kaluar pati thirrur seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me tekste shkollore. E njëjta dështoi ditën e hënë pasi deputetët e mazhorancës nuk morën pjesë.