Një person është arrestuar të hënën e katër shtatorit, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se nga i dyshuari janë sekuestruar disa prova.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.