Johnny Deep ‘nuk është i vetmi partner’ që ish-gruaja e tij ka sulmuar

Amber Heard, ka humbur gjakftohtësinë e saj gjatë marrjes në pyetje kur avokatja e Johnny Depp ka deklaruar se, 'Johnny nuk është i vetmi partner që ka sulmuar', duke iu referuar arrestimit të saj në vitin 2009 për goditjen me shuplakë ndaj ish të dashurës së saj

Johnny Deep dhe Amber Heard

Aktorja amerikane, Amber Heard, ka humbur qetësin e saj teksa avokatja e Johnny Deep ka sjellur arrestimin e vitit 2009, për goditjen me shuplakë të të dashurës së saj dhe futjen e fshehtë të James Franco në apartamentin nën çati.

‘Johnny nuk është i vetmi partner që keni sulmuar’, ka deklaruar avokatja e Johnny Deep, Camille Vasquez, raporton Daily Mail, transmeton PortaliD.

Ekipi ligjor i Johnny Depp, ka përfunduar marrjen në pyetje të Amber Heard -it, pas dy ditësh rraskapitëse, duke e vënë në skarë për marrëdhënien e saj me James Franco dhe akuzat se kishte abuzuar me ish të dashurën e saj.

Avokatja e Depp, Camille Vasquez, në pyetjet e saj iu është referuar akuzave se Heard kishte goditur ish të dashurën e saj Tasya van Ree në vitin 2009.

Amber Heard dhe ish e dashura e saj

Dy oficerë dyshohet se kishin dëshmuar që Heard i godiste të dashurës së saj, van Ree, në krah, ajo nga kjo ngjarje ishte arrestuar, por akuzat ishin hedhur shpejt.

“Johnny Depp nuk është i vetmi partner i juaji që keni sulmuar”, ka thënë avokatja, Vasquez.

Avokatja e Johnny Deep, Camille Vasquez

“Unë kurrë nuk kam sulmuar ndonjë partner, unë kurrë nuk e kam sulmuar zotin Depp apo ndonjë person tjetër me të cilin kam qenë i lidhur në mënyrë romantike”, ka këmbëngulur Heard.

Nuk ka pyetje të tjera, nderi juaj”, ka thënë avokatja e Deep, duke e përfunduar pas dy ditë marrje në pyetje.

Më herët, avokatja e Deep, ka pyetur Heardin se pse James Franco e ka vizituar atë në apartamentin e saj nën çati në Los Angeles në maj të vitit 2016, një ditë pas debatit të dhunshëm me Depp që ishte pika e fundit në martesën e tyre.

James Franco dhe Amber Heard

Gjykata kishte dëgjuar më parë se Depp ishte jashtëzakonisht xheloz për Frankon dhe mendonte se Heard kishte një lidhje me të.

Jurisë iu është shfaqur videoja e Frankos dhe Heardit në ashensorin e pallatit.

“E dinit që zoti Depp ishte jashtë qytetit më 22 maj 2016, apo jo?”, avokatja e Deep, ka pyetur Heardin, duke shtuar se vizita erdhi një ditë pasi ajo ndryshoi bravat.

“Nuk e dija orarin e tij,” është përgjigjur ajo.

“Ai ishte miku im dhe jetonte në vendin fqinj. E kisha shteruar rrjetin tim të mbështetjes dhe isha i lumtur të mirëprisja sa më shumë miqësi që të kisha mundësi”, ka thënë  Heard për Frankon.

Avokatja e Heard-it, Elaine Bredehoft, ka pyetur Heard-in për pamjet e CCTV-së nga ndërtesa që e tregonin atë në ashensor me Frankon pak para orës 23:00 atë natë.

Në klip ai shihet duke vënë kokën mbi shpatullën e Heard-it, me një gjest të dashur.

Pjesë nga videoja, Foto Daily Mail

“Pasi pashë fytyrën time, vuri kokën mbi supin tim. Më preku edhe anën e fytyrës”, ka thënë Heard.

Heard pretendon se Depp, e kishte gjuajtur me telefon një natë më parë, duke i lënë një mavijosje në faqe.

Amber Heard, gjithashtu, është përballur me pyetje nga avokatët e Johnny Depp, në ditën e katërt të dëshmisë së saj në gjyqin për shpifje mes ish-çiftit.

Amber Heard me faqen e mavijosur, foto Daily Mail

Depp, e ka akuzuar Heard-in se e ka shpifur atë në një shkrim të vitit 2018 për Washington Post. Në artikull, i cili u botua afërsisht dy vjet pasi ata u divorcuan, Heard e përshkroi veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.

Megjithëse Depp nuk është përmendur në artikull, ajo ka pretenduar se kjo i kushtoi atij role fitimprurëse aktrimi.

Heard ka paraqitur një kundërpadi për 100 milionë dollarë.

Pasi ka dëshmuar se përdorimi i drogës dhe alkoolit të Depp-it do ta kthente atë në një “përbindësh” që do të ishte i dhunshëm me të, një avokat i Depp-it e ka pyetur Heard-in për përdorimin e saj të drogës, duke përfshirë caktimin e kohës për “drogën” në dasmën e çiftit në vitin 2015.

“Kush ishte përbindëshi i vërtetë në këtë marrëdhënie, zonja Heard?”, ka pyetur avokati i Depp, Camille Vasquez.

“Është gjysma e Johnny. Nuk është e gjitha e Johnny. Gjysma tjetër e tij është e mrekullueshme dhe e bukur dhe njeriu që kam dashur”,  ka dëshmuar  Heard.

Në qëndrimin e dëshmitarit, Heard e ka përshkruar marrëdhënien e saj të mëparshme me Depp si të dhunshme dhe romantike, duke deklaruar se dhuna e tij ndaj saj ishte e lidhur me përdorimin e tij të drogës dhe alkoolit.

“Ishte gjithmonë njeriu që merrte drogë dhe më rrihte. Po, ky ka qenë gjithmonë përbindëshi,” ka dëshmuar Heard.

Depp ka dëshmuar më parë, se ai nuk ka “goditur asnjë grua” në jetën e tij.

Amber Heard hedh padi mbi Johny Depp

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika