Kompania “Apple” do të paraqesë një politikë që do të kërkojë nga punëtorët të jenë në zyrë të hënën, të marten dhe të enjtën, duke përmendur valën e rritjes së COVID-19.
Orari fiks tre-ditor
Këtë orar e kanë kundërshtuar shumica e të punësuarëve, por pritet të miratohet javën e ardhshme. Në vend të kësa, punonjësit do të vazhdojnë të ndjekin regjimin dy-ditorë të miratuar si pjesë e Pilotit Hibrid të Punës, të kompanisë, sipas raportimit nga Bloomberg News.
Apple iu ka thënë punëtorëve se do të rivendoste kërkesat për zonat e përbashkëta. 165 mijë punëtorët e Apple kanë punuar në distancë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, por se kompania ka shtyrë dhe ka konfiguruar planet e saj të kthimit në punë.
Tim Cook, shef ekzekutiv, ka qenë i zëshëm për rëndësinë e punës personale, gjatë kohëve të fundit kompania ishte interesuar më shumë të marrë një qasje më kufizuese në rajon, transmeton “washington post”.
Ndërsa, punëtorët e Google punojnë në zyrë tre ditë në javë, por disa punëtorëve iu ka dhënë mundësia të punijnë nga distanca për një kohë të pacaktuar. Microsoft lejon punëtorët e tij të zhvillojnë modele hibride me miratimin e menaxherit, por Amazon u ka lënë punëtorëve të vendosin se nga ku të punojnë.
Në një letër drejtuar drejtuesve të Apple, punëtorët pretenduan se politika që detyronte punëtorët të kthehën në zyrë ishte nxitur “nga e ardhmja e punës, frika nga autonomia e punëtorëve, frika e humbjes së kontrollit”.
Punëtorët pretenduan se kjo do të kufizonte produktivitetin dhe do të dobësonte diversitetin, duke e bërë Apple “më neuto-normativ dhe më të aftë”.