Dëshmitari i hapur i Gjykatës Speciale, Agim Idrizi, i cili është i ftuar nga Prokuroria Speciale, gjatë pyetjeve të avokatit është përgjigjur duke thënë se nuk kishte pasur probleme apo telashe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por kishte pasur probleme pronësore dhe private me Enver Axhamin, që gjatë luftës duket se shkallnuan me kidnapimin e Idrizit nga Axhami, siç pretendon dëshmitari.
Ai ka thënë se në Hagë ka shkuar për të treguar se nuk kishte “qenë as polic apo shumar i Serbisë” dhe kjo është arsyeja pse ai është në Gjykatën Speciale.
Ndërsa, Agim Idrizi, gjatë pyetjeve të avokatit e konfirmoi se me UÇK-në s’kishte pasur probleme, por telashet i kishte pasur me familjen Axhami, të cilat ishin mosmarrëveshje pronësore.
Biseda:
Avokati: A është e drejtë të themi se ju pas luftës keni thënë se UÇK e shkarkoi Enver Axhamin?
Agim Idrizi: Ka bë dëm të madh ai. A je tu e pa çfarë dami ka ba?
Avokati: Unë kisha probleme me këta persona, dhe kjo ishte çështje private, jo shtetërore. Çka ke dashur të thuash me këtë?
Agim Idrizi: Kur më arrestoi ai mua, njo ma bojke ki punë me UÇK-a.
Avokati: Ti e ke bërë të qartë, se s’ka të bëjë me UÇK-në. Pra pajtohemi bashkë se s’kishte të bënte me UÇK-në.
Agim Idrizi: Po.
Avokati: Edhe në 2020-ën në pyetjen e prokurorit, a të kanë pyetur për të njëjtat çështje dhe të njëjtat gjëra ia ke thënë prokurorisë, pra ishin probleme toke? Në deklaratën tuaj keni thënë se “tanë e kanë marrë vesh që ka qenë problem toke dhe asgjë tjetër”.
Agim Idrizi është dëshmitari i 21-të në këtë çështje dhe do të dëshmojë për rrëmbimin dhe ndalimin e tij të pretenduar nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vitin 1999,