Taulant Kelmendi, zëvendësministër i Arsimit, ka shkruar në lidhje furnizimin me tekste shkollore.
Ai ka thënë se buxhetit të shtetit furnizimi me libra për 14 vjet i ka kushtuar mbi 124 euro. Gjithashtu ka shtuar se në lidhje me shpërndarjen e librave ka pasur raportime se ka pasur keqpërdorime, duke e përmendur edhe raportin e auditorit ku thuhet se brenda një viti ka pasur keqpërdorime në vlerë afër 500 mijë euro.
“Ka pasur raportime publike rreth keqpërdorimeve në procesin e shpërndarjes së teksteve, stoqe të mbetura në bodrumet e shkollave dhe blerje të teksteve të panevojshme. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga raporti i auditorit, ku është konstatuar se brenda një viti të vetëm këto keqpërdorime kanë kapur vlerën prej afro 500,000 €”, ka shkruar Kelmendi.
Tutje, Kelmendi ka shkruar se për herë të parë Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete nga buxheti i shtetit që t’i mbështesë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.