Pritshmëritë për takimin Kurti – Vuçiç më 14 shtator

Seb Bytyqi, profesor ka thënë se me kompletimin e Udhëzimit Administrativ, Kosova konkretisht ka një rrugë të hapur për realizimin e zgjedhjeve

Profesor Seb Bytyqi ka thënë se Kosova ka qenë më herët e përkushtuar për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit.

Sipas Bytyqit, me kompletimin e Udhëzimit Administrativ nga ana e Qeverisë së Kosovës, tashmë topi është në anën e Serbisë se a do t’i lejojë partitë serbe të marrin pjesë në zgjedhje.

“Me Udhëzimin Administrativ, Kosova konkretisht ka një rrugë të hapur për realizimin e zgjedhjeve. Topi është në anën e Serbisë që tashmë duhet ta dëshmojë se ka gatishmëri për të lejuar partitë serbe të marrin pjesë në zgjedhje”, ka thënë Bytyqi.

Seb Bytyqi, profesor

Kurse ish-zëvendësministri për komunitete dhe kthim, Milazim Gashi, i sugjeron qeverisë një takim me komunitetin serb para takimit të 14 shtatorit.

Milazim Gashi, ish zv.ministër për Komunitete dhe Kthim

“Do të ishte mirë që para datës 14 shtator, strukturat e Vetëvendosjes dhe Qeveria e Kosovës të bëjnë ftesë publike komunitetit politik serb në Kosovë, që të bisedojnë për pjesë teknike e pastaj Qeveria e Kosovës ta bëjë një hap edhe më të guximshëm”, është shprehur Gashi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika