Një burrë ka humbur jetën si pasojë e shirërave të rrëmbyeshëm si pasojë e të cilëve janë përmbytur shtëpitë dhe rrugët në Greqi, tha brigada e zjarrfikësve të martën.
Stuhia “Daniel” ka goditur Greqinë perëndimore dhe qendrore që nga e hëna, duke nxitur qindra thirrje në shërbimet e urgjencës për të nxjerrë ujin vetëm disa ditë pasi një zjarr vdekjeprurës që ka djegur për më shumë se dy javë u vu nën kontroll në veri të vendit.
“Njeriu vdiq pasi një mur u shemb pranë qytetit të Volos, ndoshta për shkak të motit të keq”, tha një zyrtar i brigadës së zjarrfikësve për Reuters, pa dhënë më shumë detaje.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës, muri u shemb kur burri, një blegtor, po përpiqej të arrinte kafshët e tij.
Autoritetet kanë kufizuar qarkullimin në zonën e gjerë të Volos.
Ndërkaq, një video e publikuar në rrjetin “X” tregon një veturë të marrë nga valët e detit.
BREAKING: Cars are now being washed into the sea in Agios Ioannis, Pelion. Flooding disaster ongoing in Thessaly, Greece. pic.twitter.com/uRr80Da0sB
— Nahel Belgherze (@WxNB_) September 5, 2023
Përmbytjet e mëdha në Greqi në vitin 2017 vranë 25 persona dhe lanë qindra të pastrehë.