I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur mirënjohës për punën e KFOR-it në Republikën e Kosovës.
Me anë të një positmi në Facebook, Lajçak ka bërë të ditur se është takuar me komandantin Ristuccia, gjersa theksoi se ishte e rëndësishme që me atë t’i ndante vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve.
“Mirëpritëm Komandantin Gjeneral Major Ristuccia sot në Bruksel. Është e rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve në të ardhmen. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.
Welcomed @NATO_KFOR Commander Major General Ristuccia to Brussels today. Important to exchange notes on developments on the ground and share our assessments on potential sources of future tensions. Grateful for KFOR’s vital work in building a secure environment in Kosovo. pic.twitter.com/CPQisgYkth
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 5, 2023
Tanimë është prezantuar armatimi i gjetur gjatë bastisjes në një shtëpi në Zveçan.
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Veri ka bërë të ditur se në mesin e armatimit gjendeshin katër armë automatike, karikatorë të shumtë me plumba e municion përcjellës dhe materiale të ndryshme shpërthyese.
Në një konferencë për medie, nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se hetimet janë duke u zhvilluar dhe se me rastin nuk ka ende persona të arrestuar e megjithatë, ka të dyshuar.
Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se të martën e pesë shtatorit, Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në veriun e Kosovës, konkretisht në Zveçan.
Sipas ministrit të këtij dikasteri, kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.
“Si Qeveri, gjatë 2 viteve të fundit kemi zbuluar e bllokuar rrugët ilegale të kontrabandimit. Ditën e sotme, Policia e Kosovës së bashku me institucionet e inteligjencës, pas identifikimit, ka zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në veriun e Kosovës, konkretisht në Zveçan. Deri më tani është zbuluar një sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv”, ka shkruar ai.
Sveçla ka theksuar se në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it. Ndërkaq, në një komunikatë nga PK, janë treguar detajisht lloji dhe sasia e armatimit të gjetur.
“Katër armë AK 47, tridhjetë e katër karikatorë të armës AK 47, një mijë e pesëqind e dyzet e gjashtë (1546) fishekë të kalibrave të ndryshëm, tetë granata dore, një (1) minë anti-këmbësorie, dy gazë-maska, dy çanta ushtarake, një shok-bombë, dy fishekë-zjarre, dy optika të armës, një thikë ushtarake, një maskë ushtarake, dy rripa për mbajtje të municionit të gjuetisë, pesë (5) çanta të vogla ushtarake, një rrip i pajisjeve ushtarake, një këllëf i pistoletës dhe pajisje për pastrim të armatimit”, thuhet në komunikatë.