Deputeti i LVV-së komenton pamjet e stërmbushjes së librarive: Nuk thojnë asgjë, është normale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka komentuar disa pamje të radhës së gjatë të prindërve në libraritë e vendit, gjersa sigurojnë tekste shkollore për fëmijët e tyre.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, ai i ka cilësuar si “normale” pamjet e shfaqura.

“Është fillim shtatori, muaji i zgjimit kur krejt prindërit shkojnë në librari dhe blejnë. Për mua këto pamje nuk thojnë asgjë. Nuk shoh problem pse është bërë rend aty, është normale”, ka deklaruar ai. “Është normale në shtator, fundja e kemi përgjegjësi për fëmijët tanë…”.

Nga ana tjetër, deputeti i LVV-së, Enver Haliti, ka theksuar se ligji për tekstet shkollore që nga viti 2015 nuk ka arritur të shkojë në parlament për t’u votuar. Në vitin 2022, sipas tij, ky ligj nuk u përkrah nga opozita dhe i njëjti nuk arriti t’i siguronte votat.

Propozimi i Ministrisë që tekstet shkollore të mos shpërndahen sikurse viteve të kaluara, por paratë të kalohen në llogari prindërve e më pas ata t’i blejnë vetë, ka nxitur kritika të shumta.

Viteve të kaluara sigurimi i librave bëhej nga Qeveria e Kosovës, kurse këtë vit është vendosur që prindërit të subvencionohen me nga 80 euro për blerjen e teksteve shkollore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika