Opozita në komunën e Shtimes ka shkarkuar kryesuesin e kuvendit komunal, Adnan Ademi, i cili vjen nga radhët e Vetëvendosjes.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot me vota unanime.
Në këtë mbledhje, nuk ishin prezentë asamblistët nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ademi është shkarkuar me 11 vota.
Arsye e shkarkimit të tij, sipas opozitës është gjuha joparlamentare dhe joetike, nepotizmi e shkeljet ligjore./EO