Kryeprokurori Isufaj pret në takim shefin e ri të EULEX-it, flasin për thellim bashkëpunimi

Kryeprokurori i shtetit, Blerim Isufaj, është takuar sot me shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, të cilin e ka uruar për detyrën e re, me ç ‘rast e ka vlerësuar si të rëndësishëm rolin e këtij misioni në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të veçantë të Prokurorisë Speciale

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, të cilin e ka uruar për detyrën e re, me ç ‘rast e ka vlerësuar si të rëndësishëm rolin e këtij misioni në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të veçantë të Prokurorisë Speciale.

Po ashtu, Isufaj e njoftoi shefin e EULEX-it me punën, sfidat dhe objektivat e këtij institucioni, në funksion të fuqizimit të Prokurorisë Speciale, si dhe ngritjes së besimit të qytetarëve në institucionin që ai drejton, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, bëhet e ditur se Barbano shprehu gatishmërinë e tij që brenda mandatit të cilin e ka ky mision, ta përkrahë dhe mbështesë punën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe të gjithë prokurorëve vendorë.

Bashkëbiseduesit po ashtu shprehën nevojën e  thellimit të bashkëpunimit me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika