E vlerësuar apo në gjendje të rëndë, si e gjen 24 vjetori Policinë e Kosovës? Flasin njohës të fushës

Në nivelin më të lartë profesional është vlerësuar Policia e Kosovës nga ana e ish-policit dhe avokatit, Naim Rudari.

Në “FIVE” të RTV Dukagjini, avokati Rudari ka deklaruar se Policia e Kosovës mbetet insitucioni më i besueshëm në vend.

“Policia e Kosovës ishte nga zeroja kur u themelua dhe tani ka arritur më nivelin më të lartë profesional gjithëherë duke pasur vend për profesionalizëm shtesë dhe për përmisime. Nuk ka polici të përkyer dhe insitucione por Policia e Kosovës tani mund të krahasohet me gjithë rajonit por besoj fuqishëm se mund të krahasohet e barazohet me  policitë më të sukseshme e profesionale në botë…Si institucion ndonëse ka kritika të vazhdueshme,  është më i besueshmi, më i rëndësishëm dhe më i nevojshëm që duhet para së gjithash të vlerësohet dhe të kujdeset nga politika”, ka deklaruar ai.

Mirëpo, kritika pati njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi. Ai vlerëson se policia gjendet në gjendjen më të mjerueshme të saj e këtë e tha gjersa numëroi disa mungesa “bazike” të zytarëve policorë.

“24 vite pas, Policia e Kosovës është në gjendjen më të rëndë që ka qenë ndonjëherë. Do përmend disa fakte. Mbetet e çudistshme që kemi mungesa të furnizimit me paisje siç janë municionet, procedurat e tenderimit për veshmbatheje, veturat jashtë funksionit…kemi probleme me çështjen e shuajtjes, meritokracia mbetet problem serioz, pastaj çështja e sigurimit shëndetësor”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai hedhi dyshime edhe në rekrutimin brenda këtij institucioni duke deklaruar se disa zyrtarë policor ndihmojnë në rekrutimin e familjarëve të tyre dhe jo vetëm. Sipas tij, ka edhe disa familje që brenda tyre janë një pjesë e madhe me këtë profesion.

Lidhur me këtë, avokati Rudari ka deklaruar se mungesat e tilla nuk janë në  faj të zyrtarëve policor. Për rekrutimin, ai deklaroi se në fazat e testimit, pjesa me shkrim mbetet më e barabarta për aplikantët.

“Nuk janë fajin e policisë mungesat e ndryshme. Sa i përket rekrutimit të Policisë, vlerësoj dhe them me bindje të plotë se Policia e Kosovës ka pesë faza të trajtimit dhe testimit të qytetarëve që duan të bëhen policë dhe një fazë me shkrim, më seriozja dhe më e barabartja e mundshme. Fazat tjera janë më subjektive por faza e testimit me shkrim është më e sukeshhmja dhe më e drejta e mundshme”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai theksoi se disa gjenerata të një familjeje të kryejnë këtë profesion mund të vie edhe si pasojë e dashurisë ndaj profesionit.

Në aspektin profesional, të dy bien dakord se Policia e Kosovës në aspektin profesional mbetet mirë e strukturar dhe e treguar e sukseshme në operacionet e saj.

Policia e Kosovës (PK) ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999, ndërsa tani po shënon 24-vjetorin e themelimit të saj.

Gjenerata e parë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kishte gjithsejtë 176 pjesëtarë, të cilët pas trajnimit i shërbyen vendit si policët e parë në territorin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika