Pritja e Presidentes nga shefi i NATO-s, vlerësohet sanksion ndaj Kryeministrit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel atje ku nesër do të pritet në takim nga sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg. Sipas njohësve të rrethanave politike në vend kjo ftesë për Vjosa Osmanin është sanksion ndaj kryeministrit Albin Kurti. Situata në veri pritet të jetë ndër temat kryesore të diskutimit

Pas vizitës dy ditore në Shqipëri, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka nisur një tjetër udhëtim.

Ajo të enjten do të zhvillojë një takim shumë të rëndësishëm. Atje Osmani do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në këtë takim, i cili do të pasohet nga një konferencë për media, pritet që të diskutohet për gjendjen në veri të Kosovës.

Sipas njohësve të rrethanave politike, kjo ftesë për Vjosa Osmanin shihet si sanksion ndaj kryeministrit, Albin Kurti.

“Së pari është interesante për mu se si në këtë rast ftohet Presidentja për me diskutu një çështje që i takon ekzekutivit. Në këtë drejtim po konsideroj që ky zhvillim është mjaft interesant sepse është i pazakonshëm. Po të ishte ftuar kryeministri Kurti do të ishte e zakonshme sepse nuk është hera e parë që po flitet për deeskalim, shpresoj që të jetë hera e fundit po nuk e besoj që është hera e fundit”, ka deklaruar Visar Ymeri, nga Instituti “Musine Kokelari”.

Më shumë se sanksion, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, këtë situatë e sheh si vërejtje për kryeministrin.

“Unë mendoj më shumë është një përjashtim i përkohshëm i kryeministrit në arenën e jashtme sepse masat që janë marrë më herët kanë qenë pikërisht për vendimet që Qeveria e Kosovës ka marrë”, ka deklaruar Dritero Arifi, Profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjithesesi, sipas tij ky takim i Presidentes me Sekretarin e NATO-së është pozitiv për vendin.

“Ftesa e presidentes atje ka të bëjë me njëfarë sinjali që Kosova në të ardhmen mund të shihet si partner i rëndësishëm i NATO-s, edhe pse jo në të ardhmen si një vend anëtar i NATO-s”., ka thënë Arifi.

Takimi i Osmanit me Stoltenbergun do të zhvillohet nga ora 14:00.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, presidentja, sipas njoftimit të zyrës së saj, do të ketë takim edhe me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer, ambasadoren e ShBA-së në NATO, Julianne Smith si dhe me përfaqësues të shteteve të tjera aleate.

“Përgjatë vizitës, Presidentja Osmani do të riafirmojë vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me programin e Partneritetit për Paqe, forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me aleatë, në veçanti për çështje të sigurisë, mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin për kontribut të përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri afatgjate në rajonin tonë”, kanë thënë nga Presidenca e Kosovës.

Pas tensioneve në veri, NATO ka rritur numrin e ushtarëve të KFOR-it të cilët patrullojnë në katër komunat veriore.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika