Axhami për Agim Idrizin: S’ka qenë subjekt i UÇK-së, por bashkëpunëtor i Serbisë

Ish-ushtari i UÇK-së, Enver Axhami, ka reaguar ndaj deklaratave të Agim Idrizit, dëshmitarit të Gjykatës Speciale të Kosovës, duke pohuar se nuk e ka quajtur kurrë tradhtar dhe ka këmbëngulur se Idrizi ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë

Enver Axhami- ish-luftëtar i UÇK-së.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Enver Axhami, ka reaguar ndaj deklaratave të Agim Idrizit, dëshmitarit të hapur të Gjykatës Speciale të Kosovës.

Axhami ka theksuar se nuk e ka quajtur kurrë Agim Idrizin “tradhtar” ose “bashkëpunëtor i Serbisë,” duke shtuar se dëshmitari duhet ta sqarojë këtë pretendim.

Axhami ka theksuar se ai ka operuar në zonën e tij të përgjegjësisë dhe ka qenë shoqërues i komandantit të brigadës.

Ai ka deklaruar se nuk ka dhënë asnjë informacion mbi Agim Idrizin dhe se, nëse dikush pretendon të kundërtën, ai është gati ta argumentojë në mënyrë të plotë.

“Nuk i kam thënë kurrë tradhtarë, nuk i kam thënë bashkëpunëtor i Serbisë kurrë. Ta sqaroj problemin, personi që e ka pranuar para gjykatës që e ka arrestuar këtë person e ka vuajtur dënimin. Rrustem Dema e ka pranuar që e ka arrestuar dhe e ka vuajtur dënimin. Brenda funksionit tim kam operuar në zonën tonë, unë kam qenë shoqërues i komandantit të brigadës”, ka thënë Axhami.

Në lidhje me Agim Idrizin, Axhami në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit, ka deklaruar se ky person nuk qenë subjekt i UÇK-së, duke u bazuar në dokumentacionin zyrtar dhe njohjen e qytetarëve të Komunës së Kaçanikut.

Ai ka theksuar se Agim Idrizi ka qenë i përfshirë në aktivitete paramilitare dhe ushtarake të ushtrisë serbe pas lirimit të tij.

“Jo more ky nuk ka qenë, ky ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë. Bazohem me dokumentin që të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut e njohin. Po e bazoj këtë fakt sepse prej datës 8 mars është liruar nga shtabi i përgjithshëm i brigadës, më 19 mars ka qenë ofansiva në fshatin tim ky ka qenë pjesëmarrës me paramilitantët dhe ushtrinë serbe”, ka deklaruar ai.

Axhami ka përfunduar me një deklaratë se pas lirimit të Agim Idrizit, asnjë qytetar civil nuk ka qenë në Kaçanik, përveç tij.

“Jo nuk e kam parë me sytë e mi, sepse unë kam qenë ushtar. Unë nuk kam mundur ta shoh më sy të mi sepse kam qenë ushtar, po pyet diçka qe nuk ka qenë e mundshme. Pas lirimit, asnjë qytetarë nuk ka qenë civil në Kaçanik, përveç këtij personi”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika