Axhami: Nuk e kam ndalur kurrë Agim Idrizin, kam vuajtur dënimin për akuzat që mu bënë

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Enver Axhami ka deklaruar se Idrizin e njihte vetëm si bashkëfshatar gjersa theksoi se dënimin e tij e kishte vuajtur për akuzat që e rëndonin.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Enver Axhami ka deklaruar se nuk e kishte ndalur asnjëherë Agim Idrizin, dëshmitarin e hapur të Gjykatës Speciale.

Axhami u përmend nga Idrizi gjatë deklaratës së tij në Speciale. Idrizi kishte deklaruar se  kishte pasur probleme pronësore dhe private me Enver Axhamin, që gjatë luftës duket se shkallnuan me kidnapimin e Idrizit nga Axhami, siç pretendonte ai.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Axhami ka deklaruar se Idrizin e njihte vetëm si bashkëfshatar gjersa theksoi se dënimin e tij e kishte vuajtur për akuzat që e rëndonin.

“Kam qenë ushstar i UÇK-së. Jam arrestuar në 2003 për krime lufte. Kam vuajtur dënimin prej 6 vitesh mu ka shqiptu, kam vuajtur denim për 4 vite për këtë aktakuzë. Procesin e aktakuzës besoj se e kam kryer në bazë të bisedës që ka dhënë ky zotëria. Kam flijuar dhe kam ndejtur në burg i pafajshëm. Se e di veten të pafajshëm, nuk jam marrur me gjë të keqe gjatë operimit”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se “Nuk e kam ndal (Agim Idrizin). Kurrë. E kam njohur se e kam bashkfshatar. Nuk i kam than tradhëtar.”.

Tutje, Axhami ka theksuar se personi i cili kishte kryer veprën që pretendonte dëshmitari Idrizi ishte dikush tjetër dhe se i njëjti kishte kryer dënimin.

“Personi që ka pranuar para gjykatës se e ka arrestuar këtë person e ka vuajtur dënimin. Rrustem Dema e ka pranuar se e ka arrestuar dhe e ka vuajtur dënimin”, ka deklaruar Axhami.

Axhami thotë se gjatë kohës së luftës kishte qenë shoqërues i komandantit të brigades.

Dëshmitari i hapur i Gjykatës Speciale, Agim Idrizi, i cili është i ftuar nga Prokuroria Speciale, gjatë pyetjeve të avokatit është përgjigjur duke thënë se nuk kishte pasur probleme apo telashe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por kishte pasur probleme pronësore dhe private me Enver Axhamin, që gjatë luftës duket se shkallnuan me kidnapimin e Idrizit nga Axhami, siç pretendon dëshmitari.

Ai ka thënë se në Hagë ka shkuar për të treguar se nuk kishte “qenë as polic apo shumar i Serbisë” dhe kjo është arsyeja pse ai është në Gjykatën Speciale.

Ndërsa, Agim Idrizi, gjatë pyetjeve të avokatit e konfirmoi se me UÇK-në s’kishte pasur probleme, por telashet i kishte pasur me familjen Axhami, të cilat ishin mosmarrëveshje pronësore.

(VIDEO) Dëshmitari Agim Idrizi e pranon se nuk ka pasur problem me UÇK-në, por me familjen Axhami, me të cilën kishte mosmarrëveshje pronësore

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika