Mehmetaj: Në gjykimin e UMNIK-ut, deklarimi i Idrizit u konsiderua jokredibil

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Lirim Mehmetaj ka lexuar një pjesë të dokumentit ku thuhet se deklaratat e dëshmitarit në Hagë, Agim Idrizit kishin për qëllim hakmarrjen për një mosmarrëveshje pronësore

Analisti Lirim Mehmetaj ka treguar një dokument në të cilin thuhet se deklarata e dëshmitarit të hapur të Gjykatës Speciale, Agim Idrizi u konsiderua jo kredibile në deklaratën e tij kundër ish-ushtarit të UÇK-së, Enver Axhami.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Mehmetaj ka lexuar një pjesë të dokumentit ku thuhet se deklaratat e Idrizit kishin për qëllim hakmarrjen për një mosmarrëveshje pronësore.

“Dëshmia e këtij personi pjesë e së cilës ka qenë aktakuza e është marrë vendim me u dënu zoti Axhami, nga vet institucionet e UMNIK-ut, nga vet Gjykata Supreme e Kosova, në vitin 2005 është konsideruar si deklarim jo kredibil…, ka thënë Mehmetaj.

“Dëshmitari Agim Idrizi është i pabesueshëm ngase të gjitha akuzat ndaj Enver Axhamit janë të nxitura nga deklarata e Idrizit, kanë për qëllim hakmarrjen për një mosmarrëveshje të mëparshme pronësore në m,es familjeve të tyre. Dekalaratës së  Idrizit i mungojnë detajet se ku e ka takuar të akuzuarin dhe ku i ka drejtuar armën’”, ka lexuar Mehmetaj nga dokumenti.

Tutje, Mehmetaj ka treguar të tjera konstatime të dokumenteve në mes të cilave thuhet se deklaratës së Idrizit i mungonin detaje rreth takimit me Axhamin.

“Raporti i Policisë së Belgjikës hedh dritë mbi mosbesueshmërinë e deklaratave të  Idrizit”, lexon Mehmetaj nga dokumentet.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Enver Axhami ka deklaruar se nuk e kishte ndalur asnjëherë Agim Idrizin, dëshmitarin e hapur të Gjykatës Speciale.

Axhami u përmend nga Idrizi gjatë deklaratës së tij në Speciale. Idrizi kishte deklaruar se  kishte pasur probleme pronësore dhe private me Enver Axhamin, që gjatë luftës duket se shkallnuan me kidnapimin e Idrizit nga Axhami, siç pretendonte ai.

Axhami ka theksuar se personi i cili kishte kryer veprën që pretendonte dëshmitari Idrizi ishte dikush tjetër dhe se i njëjti kishte kryer dënimin.

“Personi që ka pranuar para gjykatës se e ka arrestuar këtë person e ka vuajtur dënimin. Rrustem Dema e ka pranuar se e ka arrestuar dhe e ka vuajtur dënimin”, ka deklaruar Axhami.

Axhami thotë se gjatë kohës së luftës kishte qenë shoqërues i komandantit të brigades.

Dëshmitari i hapur i Gjykatës Speciale, Agim Idrizi, i cili është i ftuar nga Prokuroria Speciale, gjatë pyetjeve të avokatit është përgjigjur duke thënë se nuk kishte pasur probleme apo telashe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por kishte pasur probleme pronësore dhe private me Enver Axhamin, që gjatë luftës duket se shkallnuan me kidnapimin e Idrizit nga Axhami, siç pretendon dëshmitari.

Ai ka thënë se në Hagë ka shkuar për të treguar se nuk kishte “qenë as polic apo shumar i Serbisë” dhe kjo është arsyeja pse ai është në Gjykatën Speciale.

Ndërsa, Agim Idrizi, gjatë pyetjeve të avokatit e konfirmoi se me UÇK-në s’kishte pasur probleme, por telashet i kishte pasur me familjen Axhami, të cilat ishin mosmarrëveshje pronësore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika