Mehmetaj: Nëse vërtetohet aktakuza e Speciales, do rikonceptohet narracioni për Kosovën

Mehmetaj thotë se me vërtetimin e saj, ndërhyrja e NATO-së në Kosovë do vihet në pikëpyetje dhe se dëshmorët e rënë, më nuk do njihen si të tillë

Gazetari Lirim Mehmetaj ka deklaruar se në rast të vërtetimit të aktakuzës së Gjykatës Speciale, narracioni për Kosovën do të rikonceptohet tërsisht.

Në”Debat Plus” të RTV Dukagjini, Mehmetaj thotë se me vërtetimin e saj, ndërhyrja e NATO-së në Kosovë do vihet në pikëpyetje.

“Kam pjestar të familjes të vdekur gjatë luftës si dëshmor. Nëse vërtetohet akuatkuza e Gjykatës Speciale dhe UÇK-ja shpallet ndërmarrje e përbashkët kriminale, më në Kosovë nuk do kemi dëshmorë të rënë për liri por do të kemi persona të vdekur si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Do rikonceptohet i gjithë narracioni për Kosovën dhe do vihet në diskutim se çka ishte ndërhyrja e NATO-së, një ndërmarrje humanitare për të çliruar një popull të robëruar që po lufton për të ekzistuar benda terriotrit të vet dhe për të jetuar të lirë e të pavarur apo një ndërhyrje brutale brenda një sovraniteti siç ka qenë Serbia”, ka deklaruar Mehmetaj.

Ndryshe, në Hagë po mbahen në paraburgim Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur në Kosovë dhe se ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi kanë mohuar të gjitha akuzat dhe janë deklaruar të pafajshë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika