Zëvëndëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se marrëveshja bazë duhet të zbatohet e gjitha në tërësi dhe pa vonesa.
Me anë të një postimi në Twitter, Bislimi është deklaruar pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai ka deklaruar se Kosova insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialogun me Serbinë.
“Bisedimet për procesin e dialogut sot para takimit të nivelit të lartë javën e ardhshme. Kosova mbetet konstruktiv dhe insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialog. Marrëveshja Bazë duhet të zbatohet në tërësi dhe pa vonesë. Plani i renditjes së drejtë dhe i balancuar është thelbësor”, ka shkruar Bislimi.
Talks on the dialogue process today ahead of next week high level meeting. 🇽🇰 remains constructive & insists on ensuring full equality of parties in the dialogue. The Basic Agrmt should be implemented in its entirety & without delay. Fair & balanced sequencing plan is crucial. pic.twitter.com/9qsXZGxCAd
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) September 6, 2023
Avancimi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi ishte fokusi kryesor i takimit në mes të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvëndëskryeminsitrit Besnik Bislimi.
Kështu ka bërë të ditur vetë Lajçak me anë të një postimi në platformën “X”.
Procesi i dialogut Kosovë-Serbi pritet të rinisë javën e ardhshme.