Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten e 7 shtatorit udhëtoi për në Hagë të Holandës.
Sipas njoftimit për media të Kryeministrisë, Bislimi do të ketë bashkëbisedim me deputetët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës.
Po ashtu, ai do ta bëjë edhe një vizitë në Këshillin Ekonomik dhe Social (SER).