Emin Lati: Nëse Gjykata Speciale na sjell dokumente të ngjashme me ato të kaluarat ne prapë do t’i publikojmë

Emin Lati, Kryetari i OVL UÇK-së dega në Skenderaj, ka thënë për RTV Dukagjinin se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati janë të pafajshëm, dhe se pret lirimin e tyre edhe pse, sipas tij, Gjykata Speciale është e anshme.

Lati ka theksuar se në rast se prapë vijnë dokumente të ngjashme me ato që kishin ardhur herën e kaluar, atëherë sipas tij prapë do t’i publikojnë ato.

“Për shkak se prokuroria vetë i ka sjellë te ne, Gucati e Haradinaj i ka publikuar, Gjykata ka ngritur aktakuza në bashkëpunim me Serbinë. Ishalla do Zoti nuk sjellin përsëri dokumente, që i sjellin, përsëri do t’i publikojmë. Mirëpo, shpresojmë që nuk do të sjellin dokumente të tilla”, ka deklaruar ai.

 “Presim vendim të lirohen, të shpallen të pafajshëm edhe pse është gjykatë e njëanshme, ne gjithmonë e kemi kundërshtuar. Shpresoj që gjyqtari do ta tregojë drejtësinë, dhe do t’i lirojë Gucatin dhe Haradinajn”, ka vijuar ai.

Në aktakuzën që rëndon Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn thuhet se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca për shtyp dhe transmetime të tjera televizive, si dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj zbuluan, pa autorizim, informacione të mbrojtura nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, përfshirë të dhëna personale të disa dëshmitarëve (të mundshëm).

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika