Policia e Kosovës ka njoftuar se më 7, 8 dhe 9 shtator do të ketë bllokim të përkohshëm të disa rrugëve.
Për shkak të garës ndërkombëtare të çiklizmit, “Tour of Kosovo 2023”, bllokim do të ketë edhe në autostradat “Ibrahim Rugova dhe “Arbën Xhaferi”.
Etapa e parë; më datë 07.09.2023, nga ora 12:00, gara fillon nga sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, përgjatë 5 km.-ve të para gara do të jetë e mbyllur deri në vijën zyrtare të startit ku do të jetë në Veternik tek pompa e benzinës,’ në anën e djathtë ku do të fillojë gara në drejtim të Bardhoshit ( Gazimestan) do të kalojë përgjatë transitit në Fushë Kosovë – “Kroni Mbretit”- Malishevë – Suharekë – Prizren –Morinë ( kufiri me Shqipëri), kthimi majtas në drejtim të Prizrenit – Suharekë – Duhle ku është përcaktuar finishi i garës para rrethrrotullimit “Qafë Duhël – Suharekë”, 500 metra para daljes nga autostrada “Prizren-Prishtinë”. Gajtësia e garës është 149 km.
Etapa e dytë; më datë 08.09.2023 prej orës 11:00, gara do të fillojë nga kufiri (Morinë),Prizren – Suharekë- Fushë Kosovë, kthimi djathtas për Ferizaj – Kaçanik dhe përfundimi në Han të Elezit me gjatësi të përgjithshme 147 km.
Etapa e tretë; më datë 09.09.2023, prej orës 11:00 deri 15:00, gara do të fillojë nga Hani i Elezit – Kaqanik-Ferizaj – Bardhosh (Gazimestan te Unaza) – Fushë Kosovë (Tranzit)- Komoran – Kroni Mbretit – Malishevë-Suharekë-Prizren – Morinë (kufiri me Shqiperinë) ku edhe është përfundimi garës ( 5 km., afër kufirit Morinë) me gjatësi të përgjithshme 157.5 km.
Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që gjatë kohës sa janë duke u zhvilluar garat, të përdorin rrugë alternative.