Senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni K. Ernst ka uruar Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për pozitën e tij të re si ministër.
Në letrën e urimit që e ka publikuar vet Maqedonci, senatorja amerikane kujton kohën e tij në studime gjersa shprehet e bindur se Maqedonci do tregojë sukses në detyrën e tij si Ministër i Mbrojtjes.
“I dashur Ministër Maqedonci,
Urime për emërimin tuaj si Ministër i Mbrojtjes!
Më vjen keq që nuk mund t’ua shpreh urimet e mija në person; megjithatë më lejoni t’ua bëj të ditur se jam vërtetë e lumtur për emërimin tuaj në pozitën më se të merituar.
E mbaj mend me mall, kohën kur në vitin 2011, ju keni ardhë në Iowa për të marr pjesë në Programin e Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare me Kosovën. Ka qenë një përvojë domethënëse të shoqëroj grupin tuaj përgjatë Qendrës Operative të Emergjencave dhe zonave të përmbytura në jugperëndim të Iowas.
Jam e bindur se do të vazhdoni të shkëlqeni në detyrën tuaj të re dhe me përkushtim t’i shërbeni popullit të Kosovës.
Edhe njëherë, ju lutem pranoni urimet e mija të sinqerta me rastin e emërimit tuaj”, thuhet në letër.
Pas dorëheqjes së ish-ministrit Mehaj, Ejup Maqedonci u emërua Ministër i Mbrojtjes.