“Kena pas presione në shumë mënyra. Na kanë dhënë pare marramendëse, ku një ari na’i kanë paguar 170 mijë euro, ku na i kemi 2 ari e 20. Por s’kemi dashtë ta shesim, s’kemi qenë të interesuar ta shesim. Pra, e kemi prej familjarëve, prindërve tonë mos me shitë toka në veri. Kështu duke i mbijetu me qiraja që 24 vjet na tre vëllezërit, diku kemi paguar 130 mijë euro qiraja për këto 24 vjet”.
Kështu ka deklaruar banori nga veriu i Kosovës, Lulzim Rakateli, i cili në emisionin “Five” në RTV Dukagjini ka komentuar nismën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Mitrovicës Veriore për ndërtimin e dhjetëra shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore.
Banori nga veriu i Kosovës, ka thënë këtë lajmë e kanë mirëpritur, pasi presin që 24 vjet.
“Ky lajm është shumë i mirëpritur dhe i shumëpritur nga ana e jonë, pasi kemi prit 24 vite. Deri sa jemi ardhë në këtë moment për me na’u rregullu shtëpia”.
Më tej, Rakateli ka treguar se kanë jetuar me qira pa ndihmën e askujt dhe nuk kanë pranuar të shesin tokën tyre në veri.
“Jemi kanë tre vëllezër nëpër shtëpia, i kemi nderuar diku 30 shija me qira, pa ndihem e askujt, kemi mbijetu vetë. Pa ndihmën e qeverive të laura as të Komunës, as një litër vaj nuk na është dhënë. Kështu kemi jetuat dhe nuk kemi pranuar ta shesim”, ka shtuar Rakateli.