Presidenti i Malit të Zi pritet me nderime të larta shtetërore

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka arritur sot (e mërkurë) për një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë

Milo Gjukanoviq dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zyrtar dhe me nderime shtetërore, presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Presidenti malazez do të vazhdojë pritjen nga presidentja e Kosovës, me ceremoni shtetërore, e cila ka filluar në ora 10:00.

Ndërkaq, pas takimit të dy presidentët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Gjukanoviqit në Prishtinë, po ashtu, kjo vizitë zyrtare në Kosovë është bërë me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani.

Gjithashtu, i pari i shtetit të Malit të Zi, Gjukanoviq, do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, si dhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, i cili me këtë rast do të ndajë “Çelësin e qytetit”.

Po ashtu, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut për shkak të vizitës zyrtare të Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq së bashku me delegacionin shoqërues të presidencës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke deklaruar se me datën 18 dhe 19 të muajit maj në Kosovë, do të qëndrojë për vizitë zyrtare Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili do të jetë i shoqëruar me delegacionin e presidencës.

Ofrimi i sigurisë si dhe mirëmbajtja e rendit do të jenë parësore për policinë e Kosovës. Kjo siguri do të jetë gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror.

Gjukanoviq vizitë në Kosovë, Policia kërkon mirëmbajtje të qetësisë publike

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika