Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së enjte ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Pas takimit me Stoltenbergun, Osmani ka postuar një video-mesazh nga selia e NATO-s, ku ka thënë se kanë marrë morëm përkushtimin e plotë të aleatëve tanë që të vazhdojnë të punojnë me Kosovën
“Kishim takime që filluan me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët vazhdimisht janë të angazhuar rreth Kosovës. Pastaj vazhduam me konferencën për media dhe me takime të tjera, në mes të të cilave dua të veçojë takimin me kryesuesin e komitetitit ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer dhe takimet që kishim me përfaqësuesit e përhershëm të shteteve tona aleate këtu në NATO. Diskutimet ishin shumë përmbajtjesore. Jam e lumtur që sërish morëm përkushtimin e plotë të aleatëve tanë që të vazhdojnë të punojnë me Kosovën, që të vazhdojnë me prezencën e tyre në Kosovë në kuadër të punës sonë të përbashkët dhe punës sonë të përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet në të gjithë rajonin”, ka thënë Osmani.