Ymeri: Pse është ftuar Osmani në NATO e jo Kurti, Qeverisë i takojnë vendimet për shtensionim

"Për mua është e çuditshme pse është ftuar presidentja në NATO e jo kryeministri, meqë ky takim dhe ato çka janë folur është kryekëput për procesin  Dialogut dhe procesin e shtensionimit"

Visar Ymeri

Për njohësin e çështjeve politike, Visar Ymeri, çështje për diskutim është se pse është ftuar presidentja, Vjosa Osmani, në selinë e NATO-s dhe jo kryeministri, Albin Kurti.

Pasi sipas Ymerit, ky takim ishte për procesin e Dialogut dhe procesin e shtesionimit të situatës në veri të Kosovës dhe këto i takojnë Qeverisë.

“Për mua është e çuditshme pse është ftuar presidentja në NATO e jo kryeministri, meqë ky takim dhe ato çka janë folur është kryekëput për procesin  Dialogut dhe procesin e shtensionimit. Dhe masat dhe vendimet për shtensionim nuk i takojnë presidencës i takojnë ekzekutivit, se janë masa ekzekutive. Për mua kjo është çështje për tu diskutuar”, ka thënë Ymeri në “Debat Plus”.

Më tej Ymeri ka komentuar edhe deklaratën e Sekretarin të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, pas takimit me Osmanin. Duke theksuar se për NATO-n, edhe Kosova edhe Serbia janë përgjegjëse për tensionet në veri.

“Kemi më pak sovranitet. Nëse forcat e KFOR-it do të jenë vendimmarrës ose bashkëvendimmarrës për këtë çështje, atëherë i bie që Qeveria e Kosovës, komanda e Policisë, nuk mund të marrin vendim pa miratim, për operacionet policore. Sa do të paraqesë kjo problem në praktike nuk e di. Mund të mos paraqesë problem fare…që i bie që mënyrë që jemi sjellë me veri na ka sjellë të një tërheqje e re e vërejtjes për atë se kur dhe si intervenojmë në veri dhe kjo vjen për shkak të pozicioni që janë vendosur pjesëtarët e KFOR-it gjatë protestave në veri nga forcat kriminale serbe atje. Dhe aty e tha Stoltenberg së përgjegjës janë të gjitha palët që e kanë shkaktuar këtë tensionim (ku mbeten të lënduar dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it). Në një farë mënyre tha se të gjitha palët kanë përgjegjësi për këtë. Qëndrimi i Qeverise sonë është se përgjegjësinë duhet të marrë vetëm Serbia se ajo i ka organizuar, por, për NATO-n, përgjegjësi kanë dy palët”, ka thënë Ymeri.

Ndërkaq, më herët, Stoltenberg, ka thënë se çdo zbarkim i Forcave Speciale të Kosovës kërkon pajtimin nga KFOR-i.

Sipas tij, ka nevojë për koordinim dhe konsultim të afërt në mes Kosovës dhe KFOR-it në cilindolloj të zbarkimit të Forcave, e që sipas tij, mund të ndikojë pozitën e KFOR-it dhe sigurinë në Kosovë.

Kështu është shprehur ai teksa është pyetur pasi përmendi zotimet e vitit 2013, në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Nuk është kriter i ri, është baza e misionit për një kohë të gjatë, çdo zbarkim i forcave speciale kërkon pajtimin nga KFOR-i dhe ka nevojë për koordinim dhe konsultim të afërt midis autoriteteve në Prishtinë dhe KFOR-it në çfarëdolloj të zbarkimi të forcave që mund të ndikojë pozitën tonë dhe sigurinë në Kosovë”, u shpreh ai.

Stoltenberg ka thënë se dhuna ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR në veri të Kosovës, më muaj më parë, ka qenë e papranueshme.

Sipas tij, stabiliteti i rajonit varet nga të gjitha palët.

“Në përputhje me përkushtimet e Prishtinës më 2013, çdo angazhim i forcave të sigurisë së Kosovës në veri kërkon negocimin me KFOR-in. Ne presim konsultime për secilin veprim të forcave policore të Kosovës që mund të ketë ndikim në siguri”.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika